Insajderi
Insporti

Brazilit i lind ideja për ndeshje madhështore lamtumire për Neymarin pas tërheqjes nga Kombëtarja

Insajderi
29 July 2026 - 23:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Brazilit i lind ideja për ndeshje madhështore lamtumire për Neymarin pas tërheqjes nga Kombëtarja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Federata Braziliane e Futbollit po shqyrton mundësinë e organizimit të një ndeshjeje zyrtare lamtumire për Neymarin, pas vendimit të tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Brazilit.

Sipas raportimit të Globo Esporte, ende nuk është përcaktuar një datë për zhvillimin e kësaj sfide, pasi 34-vjeçari vazhdon të jetë aktiv në futbollin e klubeve.

Megjithatë, drejtuesit e federatës kanë nisur diskutimet për t’i organizuar një ceremoni të denjë njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Brazilit.

Neymar i dha fund karrierës me fanellën verdhejeshile pas 130 paraqitjeve dhe 80 golave, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Brazilit.

Nëse planet realizohen, ndeshja e lamtumirës do të shërbejë si një homazh për karrierën e jashtëzakonshme të sulmuesit, i cili për më shumë se një dekadë ishte figura kryesore e “Seleçaos”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark