Insajderi
Lajme

Nesër takohen liderët, fillojnë angazhimet për formimin e Kuvendit të ri

Insajderi
30 July 2026 - 11:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër takohen liderët, fillojnë angazhimet për formimin e Kuvendit të ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të takohen nesër për të diskutuar përgatitjet para seancës konstituive.

Takimi do të nisë në orën 11:00, ndërsa në fokus do të jenë procedurat për organizimin e seancës së parë të legjislaturës së XI-të, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht.

Në seancën konstituive pritet të bëhet verifikimi i kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i tyre, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Sipas njoftimit të Kuvendit, takimi ka për qëllim koordinimin dhe përgatitjet për zhvillimin e kësaj seance.

Procedurat parlamentare parashohin që mbledhja përgatitore të zhvillohet para seancës konstituive, e cila udhëhiqet nga deputeti më i moshuar, i asistuar nga deputeti më i ri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark