Insajderi
Show

Pas triumfit me Spanjën, Lamine Yamal relaksohet në Saint-Tropez me të dashurën

Insajderi
30 July 2026 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas triumfit me Spanjën, Lamine Yamal relaksohet në Saint-Tropez me të dashurën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, po i shijon pushimet verore në një prej destinacioneve më luksoze të Francës, Saint-Tropez, së bashku me të dashurën e tij, influenceren spanjolle Ines Garcia. Udhëtimi vjen vetëm pak kohë pasi Spanja u shpall kampione e Kupës së Botës.

Çifti ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e tyre përmes rrjeteve sociale, duke publikuar pamje nga riviera franceze dhe atmosfera relaksuese që po shijojnë.

Ky udhëtim vjen pas javësh në të cilat lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike.

Yamal dhe Garcia u panë së bashku edhe gjatë festimeve të triumfit të Spanjës në finalen e Kupës së Botës, ku influencerja ishte në fushë pranë futbollistit pas përfundimit të ndeshjes.

Para se t’i bashkohej Garcias në Francë, talenti i Barcelonës kishte kaluar disa ditë pushimi me miqtë e tij në Ibiza, pas suksesit me kombëtaren spanjolle.

Lidhja mes Yamal dhe Ines Garcia u bë publike pas disa paraqitjeve të përbashkëta dhe ndërveprimeve të tyre në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, dyshja fillimisht kishte komunikuar në internet dhe e kishte mbajtur romancën larg syrit të publikut për disa muaj, përpara se të vendosnin të shfaqeshin hapur së bashku.

Ines Garcia, krijuese e përmbajtjes nga Sevilja, është shndërruar në një nga mbështetëset më të zjarrta të Lamine Yamal, duke qenë shpesh pranë tij gjatë ndeshjeve të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark