Komuna e Graçanicës ka finalizuar një tender për furnizimin e Spitalit të Graçanicës me një pajisje për heqjen e qimeve me laser, për të cilën do të paguajë afro 50 mijë euro.
Kontrata i është dhënë kompanisë MADEKOS SH.P.K..
Në dosjen e tenderit thuhet se me këtë shumë do të blehet vetëm një pajisje.

Blerja do të financohet nga buxheti i Komunës së Graçanicës dhe ka të bëjë me një aparaturë që përdoret për trajtime estetike me laser.
Ky investim vjen në një kohë kur komunat në Kosovë përballen me nevoja të shumta në sektorë si infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, ndërsa Graçanica ka zgjedhur të investojë fondet publike në sigurimin e kësaj pajisjeje për spitalin lokal.