Insajderi
Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, IQP mbyll dy punishte

Insajderi
30 July 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkelje të rënda të kushteve të punës, IQP mbyll dy punishte
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 Inspektorati Qendror i Punës njoftoj për disa kontrolle të realizaura sot në kuadër të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës dhe të sigurisë e shëndetit në punë.

Pas disa raportimeve, IQP ka kryer inspektime në Podujevë dhe Shtime, ku kanë gjetur shkelje të rënda të kushteve të punës të cilat paraqesin rrezik serioz për shëndetin e punëtorëve.

Për shkak të mungesës së masave të nevojshme të sigurisë, Inspektorati njofton se ka ndaluar menjëherë punimet në dy kantiere ndërtimi, në Podujevë dhe Shtime, deri në eliminimin e plotë të parregullsive të evidentuara.

Derisa për një rast në Ferizaj, IQP ka bërë të ditur se ka proceduar me hapjen e rastit në Polici, pasi punëdhënësi ka dëmtuar shiritin ndalues dhe ka vazhduar punime tnë kundërshtim me vendimin.

“Në rastin në Komunën e Ferizajt, është hapur rast në Policinë e Kosovës, për dëmtimin e shiritit ndalues, pasi punëdhënësi, edhe përkundër vendimit në fuqi për ndalimin e punimeve, ka vazhduar punën në kundërshtim me urdhrin e inspektorit”, njofton IQP.

 Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me rigorozitet dispozitat ligjore dhe të sigurojnë kushte të sigurta pune, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve mbetet prioritet i panegociueshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark