Insajderi
Lajme

Kërkoheshin për grabitje e ndihmë në vrasje, ekstradohen nga Zvicra dhe Shqipëria dy kosovarë

Insajderi
30 July 2026 - 16:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkoheshin për grabitje e ndihmë në vrasje, ekstradohen nga Zvicra dhe Shqipëria dy kosovarë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e dy personave të kërkuar ndërkombëtarisht, njërit nga Zvicra për në Kosovë dhe tjetrit nga Shqipëria për në Kosovë.

Personi i parë ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane, pasi kërkohej nga INTERPOL-i me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprën penale “Grabitje”.

Pas ekstradimit në Kosovë, ai iu dorëzua njësive kompetente të Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjilanit për procedurat e mëtejshme ligjore.

Personi i dytë ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi kërkohej nga INTERPOL-i me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprën penale “Arratisja nga institucioni”. Ai ishte dënuar më parë për “Dhënie të ndihmës në vrasje të rëndë” dhe ishte larguar për t’iu shmangur vuajtjes së dënimit.

Pas ekstradimit, ai iu dorëzua njësive kompetente të Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës për vazhdimin e procedurave ligjore. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark