Insajderi
Lajme

Muhaxheri pas dështimit të shkarkimit: Kryetarit i urojmë fitore, shihemi në herët e tjera!

Insajderi
30 July 2026 - 22:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Muhaxheri pas dështimit të shkarkimit: Kryetarit i urojmë fitore, shihemi në herët e tjera!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazmend Muhaxheri, i cili ishte ndër iniciuesit e shkarkimit të Lumir Abdixhikut, është deklaruar në Pressing pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar i partisë.

“Rezultati i ngushtë por vullnet i deputetëve të këtij Kuvendi, kryetarit i urojmë fitore, shihemi në herët e tjera”, tha ekskluzivisht në Pressing Gazmend Muhaxheri.

“LDK është shtëpija jonë, nuk përçahet, por mbetet për të ardhmen me vlerësu çfarë ka qenë kjo fitore…Ditet në vijim e tregojnë, e shohim”, tha ai.

I pyetur nga gazetari Leonard Kërquki për akuza kundër tij në fjalimin e Abdixhikut para votimit, Muhaxheri tha:

“E ulët prej tij, por s’kemi çka me bo, duhet me u mësu me këto sene”, tha ai në Pressing.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark