Insajderi
Lajme

Gushti nis me temperatura përvëluese, IHMK paralajmëron ditë të nxehta

Insajderi
31 July 2026 - 18:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gushti nis me temperatura përvëluese, IHMK paralajmëron ditë të nxehta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fundjava e parë e muajit gusht do të sjellë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), më 1 gusht vendi do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 36 gradë Celsius.

“Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet verilindore dhe veriperëndimore”, njofton IHMK.

Edhe dita e diel do të vazhdojë me kushte të ngjashme atmosferike, me mot kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

IHMK ka bërë të ditur se indeksi UV do të mbetet i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.

“Në këto kushte rekomandohet kujdes i shtuar ndaj ekspozimit në diell gjatë periudhës kur rrezatimi është më i fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark