Insajderi
Lajme

Gjendet municion në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Zubin-Potok

Insajderi
31 July 2026 - 20:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet municion në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Zubin-Potok
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut, ku prej disa ditësh po zhvillohen gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore, është gjetur municion që dyshohet se i përket periudhës së luftës.

Sipas raportimit të RTK-së, në këtë lokacion është hasur municion.

Ndryshe, gërmimet në këtë lokacion kanë nisur gjatë kësaj jave, pasi dyshohet se aty janë varrosur grupi i njohur si “Intelektualët e Mitrovicës”, me 23 pjesëtarë të cilët u raportuan të zhdukur që nga viti 1999.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark