Për të gjithë pjesëmarrësit e Sunny Hill Festival, Extreme Pizza do të jetë një nga ndalesat kryesore për ushqim gjatë netëve të festivalit.
Nga 31 korriku deri më 2 gusht, Extreme Pizza do të jetë në shërbim të vizitorëve deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke u ofruar mundësinë që ta mbyllin natën me ushqimin e tyre të preferuar.
Përmes një njoftimi, Extreme Pizza fton të gjithë adhuruesit e festivalit që, pas çdo kënge dhe çdo kërcimi, të ndalen për t’u rimbushur me energji dhe për të shijuar specialitetet e saj.
“Krijo kujtimet më të mira të kësaj vere dhe mbylle natën ashtu siç duhet – me shije EXTREME. Pas çdo kënge e çdo kërcimi, stacioni i vetëm për t’u rimbushur me energji është Extreme Pizza! Mblidh shoqërinë, porositni ushqimin tuaj të preferuar dhe shijoni netët e festivalit deri në fund”, thuhet në njoftim.
Vizitorët e Sunny Hill Festival do të kenë mundësi të shijojnë ushqimin e Extreme Pizza gjatë tri netëve të festivalit, deri në orët e para të mëngjesit.