Insajderi
Insporti

Befason Benjamin Mendy, shet medaljen e kampionit të botës për 54 mijë euro

Insajderi
31 July 2026 - 22:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Befason Benjamin Mendy, shet medaljen e kampionit të botës për 54 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrojtësi francez Benjamin Mendy ka vendosur ta nxjerrë në ankand medaljen e fituar me Francën në Kupën e Botës 2018, e cila është shitur për 54 mijë euro, raportojnë mediat franceze.

Futbollisti 32-vjeçar, i cili aktualisht luan te Pogon Szczecin në Poloni, e ofroi medaljen në shitje gjatë ankandit Global Football Auction Part 2, të organizuar nga kompania amerikane Goldin.

Sipas përshkrimit të ankandit, medalja kishte disa dëmtime dhe shenja përdorimi.

Përveç medaljes, blerësi ka marrë edhe certifikatën zyrtare të fituesit të Kupës së Botës, të nënshkruar nga ish-mbrojtësi i Monacos dhe Manchester Cityt.

Edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë, Mendy u përfshi nga Didier Deschamps në skuadrën e Francës për Kupën e Botës 2018.

Ai pati një rol dytësor gjatë turneut, pasi Lucas Hernandez ishte titullar në të gjitha ndeshjet e Francës, me përjashtim të një takimi.

Ndeshja e fundit e Benjamin Mendy me fanellën e Francës ishte në vitin 2019, në një përballje kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Shqipërisë.

Në vitin 2023, Mendy u shpall i pafajshëm nga drejtësia britanike për dhjetë akuza që përfshinin përdhunim dhe tentativë përdhunimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark