Insajderi
Lajme

Korriku sjell fluks të madh në Morinë, mbi 1 milion lëvizje qytetarësh

Insajderi
31 July 2026 - 23:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Korriku sjell fluks të madh në Morinë, mbi 1 milion lëvizje qytetarësh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fluksi i udhëtarëve në Pikën Kufitare të Morinës vazhdon të jetë i lartë edhe në ditët e fundit të muajit korrik, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova po vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Për të përballuar numrin e madh të udhëtarëve, autoritetet kufitare po operojnë me 12 sportele, ndërsa po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata në kufi.

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, në Pikën Kufitare të Morinës janë përpunuar të dhënat e mbi 21 mijë qytetarëve dhe më shumë se 6 mijë automjeteve. Sipas të dhënave kufitare, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga vendi, raporton OraNews.

Qytetarët kanë deklaruar se zgjedhja e tyre për pushime është bregdeti shqiptar, për shkak të cilësisë së plazheve dhe shërbimeve turistike, duke e cilësuar Shqipërinë si një destinacion të preferuar gjatë sezonit veror.

Ndërkohë, muaji korrik po përmbyllet me mbi 1 milion e 362 mijë lëvizje qytetarësh në Pikën Kufitare të Morinës, duke treguar fluksin e lartë të lëvizjeve që ka shoqëruar sezonin turistik veror.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark