Insajderi
Lajme

Raporohen katër të zhdukur, Policia në hetim të rasteve

Insajderi
01 August 2026 - 12:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raporohen katër të zhdukur, Policia në hetim të rasteve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se janë paraqitur katër raste të raportimit për persona të zhdukur.

Rastet janë raportuar në Lipjan, Shtërpcë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Raporti i plotë:

Fsh. Vrellë e Magures, Lipjan 30.07.2026-09:45. Më datë 31.07.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, motra e tij me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Shtërpce 31.07.2026 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, viktima-bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fsh. Dubravë, Ferizaj 31.07.2026 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Abdullah Bablija, Gjakovë 30.07.2026 – 20:00. Më 31.07.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark