Insajderi
Show

Dua Lipa promovon Prishtinën në një video të re: Vendlindja ime

Insajderi
01 August 2026 - 17:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dua Lipa promovon Prishtinën në një video të re: Vendlindja ime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dua Lipa ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video të re kushtuar Prishtinës, përmes së cilës promovon kryeqytetin e Kosovës dhe njofton se ai tashmë mund të eksplorohet edhe përmes Google Maps Street View.

Në video, Dua Lipa flet për lidhjen e saj të veçantë me qytetin ku u rrit dhe fton të gjithë ta zbulojnë Prishtinën përmes syve të saj.

“Asnjëherë nuk mund ta njohësh një vend derisa ta shohësh me sytë e tu. Vendlindja ime, Prishtina, është tani në Google Maps Street View”, shprehet këngëtarja në fillim të videos.

Më pas, ajo prezanton disa prej vendeve që kanë një domethënie të veçantë për të.

Dua ndalet te disa restorante dhe bare të qytetit, për të cilat thotë se pasqyrojnë në mënyrën më të mirë kulturën shqiptare, por edhe jetën, energjinë dhe atmosferën karakteristike të Prishtinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark