Insajderi
Show

Yamal po bëhet baba për herë të parë?

Insajderi
01 August 2026 - 20:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Yamal po bëhet baba për herë të parë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Influencuesja Ines Garcia, njëherësh edhe e dashura e futbollistiti Lamine Yamal, shkaktoi një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale pasi ripostoi një video në TikTok që i bëri shumë njerëz të mendonin se ajo dhe futbollisti Lamine Yamal janë në pritje të një fëmije.

E gjitha filloi kur Garcia ripostoi një video që tregonte gra shtatzëna, me një mesazh emocional rreth asaj se si është të mbash “një zemër që rreh falë tëndes”. Edhe pse ishte vetëm një ripostim, shumë ndjekës menjëherë filluan të spekulonin se influencuesja donte të linte të kuptohej për shtatzëninë e saj në këtë mënyrë.

Komentet u përhapën shpejt në mediat sociale, me shumë njerëz që pyesnin veten nëse Garcia dhe Yamal ishin gati për një kapitull të ri në jetën e tyre. Ndërsa disa besojnë se postimi ka një kuptim të fshehur, të tjerë besojnë se thjesht po ndante përmbajtje që asaj i pëlqente.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark