Insajderi
Lajme

Krasniqi u denoncua për kanosje, Prokuroria merr vendim për rastin

Insajderi
01 August 2026 - 21:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi u denoncua për kanosje, Prokuroria merr vendim për rastin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokati i Elbert Krasniqit, Artan Kastrati, ka thënë se Prokuroria Themelore në Pejë, ka mbyllur rastin ndaj ministrit në detyrë, pas pretendimeve për kanosje.

Kastrati, ka thënë se ai e mirëpret vendimin e Prokurorisë, dhe se, nuk është gjetur asnjë provë për pretendimet për kërcënim.

“Mirëpres vendimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për mbyllje të rastit pasi gjatë procedurës nuk është gjetur asnjë provë e vetme apo dyshim i bazuar që do të mbështeste pretendimet e ngritura ndaj Ministrit Krasniqi kinse për “kanosje” ndaj personave te panjohur për Ministrin e të njohur nga organet e drejtësisë”, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark