Një burrë dyshohet se ka dëmtuar me sëpatë derën e hyrjes së shtëpisë dhe më pas ka kanosur djalin dhe bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje familjare në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja kishte ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 00:30, ndërsa viktima ka deklaruar se babai i tij, i dyshuar mashkull kosovar, kishte goditur me sëpatë derën e hyrjes dhe më pas kishte kërcënuar atë dhe nënën e tij.
“Më 01.08.2026 në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur pasi më 14.07.2026 viktima kishte deklaruar se babi i tij i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të një mosmarrëveshje e kishte dëmtuar me sëpatë derën e hyrjes si dhe kishte kanosur viktimën dhe nënën e tij”.
Me konsultim të prokurorit, pas inicimit të rastit, çështja është proceduar në procedurë të rregullt.