Insajderi
Lajme

Arrestohet një person në Zubin Potok, dyshohet për ‘krime të luftës’

Insajderi
02 August 2026 - 09:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person në Zubin Potok, dyshohet për ‘krime të luftës’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar me inicialet J.R.

I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Speciale do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për çka publiku do të njoftohet në kohë”, përfundon njoftimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark