Insajderi
Lajme

Babai dyshohet se e qëlloi me armë djalin pas një mosmarrëveshjeje familjare në Suharekë

Insajderi
02 August 2026 - 09:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Babai dyshohet se e qëlloi me armë djalin pas një mosmarrëveshjeje familjare në Suharekë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është plagosur me armë zjarri në Suharekë, pasi dyshohet se është qëlluar nga babai i tij pas një mosmarrëveshjeje në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten, më 1 gusht 2026, rreth orës 19:00.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, i dyshuari mashkull kosovar e ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë pas rastit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një pistoletë me pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark