Insajderi
Lajme

Shtiu gjashtë herë në aheng familjar, llapjanit i konfiskohet një AK-47 dhe pistoleta

Insajderi
02 August 2026 - 11:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtiu gjashtë herë në aheng familjar, llapjanit i konfiskohet një AK-47 dhe pistoleta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës njoftoj e ka arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se e ka përdorur armën në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur natën e së shtunës në fshatin Majac, ku i dyshuari ka shtënë gjashtë herë me armë zjarri AK-47.

“Pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar,  gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike AK-47, një pistoletë dhe gjashtë gëzhoja.”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale atë të përdorimit të armës dhe posedim i paautorizuar i armës. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark