Insajderi
Lajme

Ambasada e Kosovës del me njoftim mbi gjendjen në pikat kufitare dhe qarkullimin rrugor në Kroaci

Insajderi
02 August 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasada e Kosovës del me njoftim mbi gjendjen në pikat kufitare dhe qarkullimin rrugor në Kroaci
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb tha se fluksi i shtuar i udhëtarëve ka shkaktuar pritje të gjata në pikat kufitare dhe kolona në autostradat e Republikës së Kroacisë.

Sipas postimit të Ambasadës, në të gjitha pikat kufitare ndërkombëtare po zbatohet Sistemi Evropian i Hyrje/Daljes (EES), i cili regjistron automatikisht të dhënat personale, dokumentet e udhëtimit, si dhe kohën e hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta.

Ambasada bën të ditur se, përmes atasheut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sefadin Kuçi, është në komunikim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Grude, përgjegjës për zonën ku ndodhen dy vendkalimet kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark