Insajderi
Lajme

Dhërmi: I dha mjetin lundrues një 12-vjeçari, gjobitet pronari

Insajderi
02 August 2026 - 18:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dhërmi: I dha mjetin lundrues një 12-vjeçari, gjobitet pronari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Shqipëri kanë ndëshkuar me gjobë një pronar mjeti lundrues në Dhërmi, pasi kishte lejuar një 12-vjeçar të drejtonte një “Jet Ski”.

Gjatë kontrolleve për garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirat detare, shërbimet e Policisë konstatuan përballë plazhit të Dhërmiut një mjet lundrues tip “Jet Ski”, që drejtohej nga një i mitur 12-vjeçar.

Pas ndalimit të mjetit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se drejtuesi ishte i mitur, ndërsa “Jet Ski” nuk kishte në bord dokumentacionin e detyrueshëm.

Për këto shkelje, pronari i mjetit, M. Xh., u dënua me para, ndërsa mjeti lundrues u bllokua.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark