Insajderi
Lajme

Nesër do të ketë kufizime të lëvizjes për disa automjete, shkak temperaturat e larta

Insajderi
02 August 2026 - 19:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër do të ketë kufizime të lëvizjes për disa automjete, shkak temperaturat e larta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi lejohet pa kufizime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark