Insajderi
Lajme

Gjobitet shoferi i gomones që rrezikoi pushuesit

Insajderi
02 August 2026 - 20:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjobitet shoferi i gomones që rrezikoi pushuesit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare, gjatë patrullimit në sektorin detar të Ishujve të Ksamilit, te “Plazhi Publik”, konstatuan një mjet lundrues (gomone), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh.

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. B., u ndëshkua me masë administrative prej 500 mijë lekë të rinj.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark