Insajderi
Lajme

As sot në autostrada nuk lejohen automjetet me mbi 20 tonë

Insajderi
03 August 2026 - 08:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
As sot në autostrada nuk lejohen automjetet me mbi 20 tonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit bëri të ditur se të hënën 3 gusht do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.

Vendimi u mor bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark