Insajderi
Lajme

Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikat kufitare të Kroacisë, ndërhyn MPJ

Insajderi
03 August 2026 - 18:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikat kufitare të Kroacisë, ndërhyn MPJ
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Gordan Grlić Radman, lidhur me pritjet e gjata në pikat kufitare të Kroacisë, me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët nga diaspora.

Konjufca ka bërë të ditur se gjatë bisedës ka shprehur shqetësimin për vështirësitë që këto pritje po shkaktojnë, veçanërisht gjatë sezonit veror kur fluksi i udhëtarëve është rritur.

Sipas tij, ministri kroat e ka njoftuar se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente, me qëllim shqyrtimin e mundësive për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes në kufi.

Konjufca ka theksuar se vonesat janë ndikuar edhe nga fluksi i lartë i udhëtarëve, si dhe nga masat e shtuara të sigurisë dhe kontrollet më të rrepta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Ai ka falënderuar homologun kroat për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë komunikimin me autoritetet kroate për të ndjekur situatën dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark