Insajderi
Show

10 vite bashkë, Elita hap arkivat e fillimeve me Gjikon

Insajderi
03 August 2026 - 23:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
10 vite bashkë, Elita hap arkivat e fillimeve me Gjikon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prezantuesja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko festojnë një moment të veçantë në historinë e tyre të dashurisë.

Çifti simpatik po shënon 10-vjetorin e lidhjes së tyre.

Për të festuar këtë përvjetor jubilar, Elita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografi të veçanta nga arkiva.

Përmes disa imazheve nostalgjike nga fillimet e lidhjes në vitin 2016 e deri më sot, ajo pasqyroi rrugëtimin e tyre ndër vite, duke nisur nga puthja e tyre e parë e deri te krijimi i familjes.

Në një nga fotot ajo u shpreh me nostalgji: “Nuk e dinim… por puthja jonë e parë ishte vetëm pak momente larg”.

Sot, pas një dekade së bashku, Elita dhe Gjiko janë prindër të dy fëmijëve, djalit Zëri dhe vajzës Bota. Në një kolazh fotosh që përmbyllej me një pozë familjare me fëmijët, moderatorja i dedikoi partnerit të saj fjalët e ëmbla: “10 vite më vonë… ende personi im i preferuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark