Insajderi
Lajme

Lufta me flakët në Shqipëri- 20 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Insajderi
04 August 2026 - 11:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lufta me flakët në Shqipëri- 20 vatra zjarri në 24 orët e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

727 forca operacionale janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e 20 vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.

Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar 128 efektivë të Forcave të Armatosura, dy automjete zjarrfikëse, një autoambulancë mjekësore dhe tre helikopterë të Forcës Ajrore.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë efektivët e angazhuar në luftën kundër zjarreve, duke vlerësuar sakrificën dhe përkushtimin e tyre në terren.

“Janë pikërisht këta njerëz të sakrificës dhe me uniformë që zgjedhin të ecin drejt rrezikut për ta eliminuar atë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, ekipet e emergjencave kanë qenë të angazhuara që prej fillimit të sezonit veror për të përballuar situatat e krijuara nga zjarret dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve, komunitetet dhe pasuritë natyrore./TCh/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark