Insajderi
Insporti

Valdano kundër Mourinhos: Nuk e kuptoj arsyen e rikthimit të tij te Reali

Insajderi
04 August 2026 - 14:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Valdano kundër Mourinhos: Nuk e kuptoj arsyen e rikthimit të tij te Reali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rikthimi i Jose Mourinhos në bankinën e Real Madridit vazhdon t’i ndajë opinionet.

Një nga zërat kritikë është ai i legjendës së klubit madrilen, Jorge Valdano, i cili i ka shprehur hapur dyshimet e tij për vendimin e drejtuesve të “Los Blancos”.

“Nuk e kuptoj arsyen e rikthimit të tij. Mendoj se cikli i Mourinhos te Real Madridi kishte përfunduar vite më parë”, u shpreh Valdano për “A Bola”, duke e vënë në pikëpyetje zgjedhjen e klubit për t’ia besuar sërish bankinën trajnerit portugez, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas ish-drejtorit sportiv dhe ish-futbollistit të Real Madridit, futbolli ka ndryshuar shumë që nga periudha e parë e Mourinhos në Madrid dhe klubi kishte nevojë për një profil tjetër trajneri.

Megjithatë, Valdano e pranoi se Mourinho mbetet një trajner me përvojë të jashtëzakonshme dhe fitues, por shtoi se kjo nuk mjafton për ta justifikuar rikthimin e tij në “Santiago Bernabéu”.

Deklaratat e Valdanos pritet ta ndezin edhe më shumë debatin në Spanjë, në një kohë kur Mourinho e ka nisur punën për ndërtimin e Real Madridit të ri, të cilin synon ta rikthejë skuadrën në majat e futbollit evropian. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark