Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po zhvillon takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.
Në takim, Kurti u shoqërua nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ndërkaq Abdixhiku nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Takimi po zhvillohet me qëllim të zgjidhjes së ngërçit institucional, ku përfshihen zgjidhja e kryekuvendarit, qeverisë e presidentit.
Kurti është shprehur optimist para takimit me Abdixhikun.
“Unë shkoj me vullnet të mirë, shkoj me gatishmëri për marrëveshje dhe natyrisht që hollësitë e diskutimeve do të mund të vijnë në shprehje vetëm pas takimeve dhe pas marrëveshjeve, përkatësisht pas suksesit për të cilin urojmë sepse punojmë”, tha ai para takimit me Abdixhikun. /Insajderi.org/