Insajderi
Insporti

Thuajse e kryer, Salah kalon tek klubi turk

Insajderi
04 August 2026 - 23:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thuajse e kryer, Salah kalon tek klubi turk
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trabzonspori ka nisur zyrtarisht negociatat për transferimin e yllit egjiptian, Mohamed Salah, në një lëvizje që mund të shndërrohet në një nga goditjet më të mëdha të këtij afati kalimtar.

Klubi turk e konfirmoi lajmin të martën në mbrëmje përmes një komunikate zyrtare të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social X.

“Kanë filluar negociatat për transferimin e Mohamed Salah në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Trabzonsporit.

Përtej këtij konfirmimi, klubi nuk dha detaje të tjera. Nuk është bërë e ditur vlera e mundshme e transferimit, kohëzgjatja e kontratës apo faza në të cilën ndodhen bisedimet mes palëve.

Vetëm pak minuta para publikimit të komunikatës, llogaria zyrtare e Trabzonsporit kishte postuar një video me tre piramidat e Egjiptit, një sinjal i qartë që aludonte për afrimin e afërt të Mohamed Salah.

Edhe gazetari i merkatove, Fabrizio Romano, ka dhënë “Here We Go”-in e tij për Salah për tek Trabzonspori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark