Insajderi
Lajme

Vodhi 5 mijë euro ditën e parë, ‘zhduket’ punonjësja e një exchange-i në Vlorë

Insajderi
05 August 2026 - 10:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vodhi 5 mijë euro ditën e parë, ‘zhduket’ punonjësja e një exchange-i në Vlorë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i pazakontë është denoncuar në Vlorë, ku pronari i një pike këmbimi valutor i është drejtuar policisë pasi pretendon se një punonjëse e re është larguar nga puna duke marrë me vete 5 mijë euro nga arka.

Sipas kallëzimit të bërë pranë autoriteteve, e reja kishte nisur punën vetëm një ditë më parë në këtë subjekt.

Pronari ka denoncuar se pas marrjes së shumës së parave, ajo është larguar nga ambientet e exchange-it dhe nuk është kthyer më.

Pas konstatimit të mungesës së parave dhe largimit të punonjëses, pronari ka njoftuar Policinë e Vlorës, e cila ka nisur verifikimin e rrethanave dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, pronari i pikës së këmbimit valutor i ka bërë apel punonjëses që të rikthejë shumën e marrë, me qëllim që çështja të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark