Insajderi
Showbiz

‘A s’po blen ma like a’, Elijona i kthehet ndjekësit

Insajderi
05 August 2026 - 11:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘A s’po blen ma like a’, Elijona i kthehet ndjekësit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Elijona, finalistja e cila spikati gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 4, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut edhe pas përfundimit të spektaklit.

Çdo lëvizje e saj në rrjetet sociale merr vëmendje të madhe, mirëpo bashkë me mbështetësit nuk mungojnë as komentet provokuese nga ndjekësit.

Në një nga postimet e saj të fundit në Instagram, vëmendjen e mori një shkëmbim me një komentues i cili e pyeti me ironi: “Xume a spo blen mo like a“.

Elijona zgjodhi të mos e kalonte me heshtje këtë ngacmim, por iu përgjigj me të njëjtën monedhë dhe me mjaft doza humori.

“Jo bre mu kan hargju paret e finales spo kom mo, a po mi blen ti?..”, ia kthye ajo, duke e mbyllur me sportivitet dhe ironi të plotë komentin.

Përgjigjja e saj me shaka rreth “parave të finales” shkaktoi menjëherë reagime të shumta te ndjekësit, të cilët ia mbështetën mënyrën se si zgjodhi t’i përballet komenteve skeptike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark