Insajderi
Lajme

Mitrovicë: Hodhi mbetje inerte, Peci ndëshkon kompaninë ndërtuese

Insajderi
05 August 2026 - 13:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mitrovicë: Hodhi mbetje inerte, Peci ndëshkon kompaninë ndërtuese
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka dënuar një kompani ndërtuese që ka hedhur mbetje inerte në rrugën “Ukshin Kovaçica”.

Peci ka publikuar videon në ‘Facebook’, teksa ka thënë se Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjobë ndaj investitorit dhe punëkryesit, shkruan Insajderi.

“Gjatë ditës së djeshme kemi pranuar këtë video-incizim në rrugën Ukshin Kovaçica, ku një operator ekonomik ka hedhur mbetje inerte nga objekti në ndërtim, duke ndotur ambientin dhe duke shqetësuar banorët. I kërkojmë falje qytetarit për shqetësimin e shkaktuar dhe e sigurojmë se raste të tilla nuk do të tolerohen. Menjëherë pas pranimit të rastit, Drejtoria e Inspekcionit ka vepruar duke shqiptuar gjoba ndaj investitorit dhe punëkryesit”, thuhet në postim.

“Ndaj operatorëve që përsërisin shkelje të tilla do të ndërmerren masa edhe më të rrepta, deri në pezullimin e punimeve, sipas legjislacionit në fuqi”, përmbyllet shkrimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark