Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të përpiqet sërish t’ua atribuojë fajin partive të tjera nëse nuk arrihet një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Sipas Arifit, Kurti nuk e ka problem të thotë të pavërteta, por kësaj radhe, sipas tij, do ta ketë më të vështirë t’i bindë qytetarët t’i besojnë ato.
“Kosova është bërë vend i çudirave. Propaganda e tij mundet me pas sukses edhe në këtë aspekt. Por e ka problem me rrejt – ai nuk e ka problem me rrejt kështu, por e ka problem me shit këtë rrenë”, deklaroi mes tjerash Arifi.