Insajderi
Insporti

Fund spekulimeve? Vinícius Jr shumë pranë rinovimit me Real Madridin

Insajderi
05 August 2026 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fund spekulimeve? Vinícius Jr shumë pranë rinovimit me Real Madridin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vinícius Jr është shumë pranë vazhdimit të bashkëpunimit me Real Madridin, pasi palët kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt arritjes së një marrëveshjeje të re.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, sulmuesi brazilian ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e klubit madrilen, ku ishte i pranishëm edhe agjenti i tij.

Raportohet se bisedimet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive dhe se marrëveshja për rinovimin e kontratës është shumë pranë finalizimit.

Nëse nuk ndodh ndonjë e papritur, Vinícius Jr pritet të firmosë së shpejti kontratën e re, duke i dhënë fund spekulimeve të shumta që e lidhnin me një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabéu”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark