Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në Kaçanik.
Më 5 gusht 2026, në Stacionin Policor në Kaçanik janë raportuar dy raste, një për “Vjedhje të rëndë” dhe një për “Vjedhje të rëndë në tentativë”, të ndodhura në rrugën “Idriz Seferi”.
Pas pranimit të informatave, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit e stacionit policor në Kaçanik, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, analizimit të provave materiale dhe punës operative në terren, kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar me inicialet I.R., 21 vjeç.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar përfshirjen në dy rastet e raportuara më 5 gusht 2026, si dhe në një rast tjetër të “Vjedhjes së rëndë”, të raportuar më 8 korrik 2026.
Sipas Policisë së Kosovës, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin e shtetit. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.