Barcelona po monitoron nga afër situatën e Rodrit dhe nuk përjashton mundësinë për të hyrë në garë për mesfushorin spanjoll të Manchester Cityt, duke sfiduar drejtpërdrejt rivalin e përjetshëm, Real Madridin.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, katalanasit po shqyrtojnë mundësinë e një lëvizjeje të bujshme nëse krijohen kushtet financiare.
Real Madridi prej kohësh e konsideron Rodrin si objektivin kryesor për të përforcuar mesfushën, por negociatat me Manchester Cityn kanë hasur në vështirësi dhe ende nuk është arritur një marrëveshje. Kjo situatë ka hapur derën që Barcelona të tentojë të përfitojë nga ngecja e bisedimeve.
Raportohet se Manchester City ka ndalur përkohësisht negociatat me Real Madridin, ndërsa Barcelona e sheh Rodrin si zëvendësuesin ideal pas problemeve në mesfushë. Megjithatë, pengesa kryesore mbeten kërkesat e larta financiare të klubit anglez dhe paga e lartë e futbollistit. /Insajderi.org/