Insajderi
Lajme

KRU Prishtina: Intervenime sot në shtatë rrugë të kryeqytetit

Insajderi
06 August 2026 - 11:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU Prishtina: Intervenime sot në shtatë rrugë të kryeqytetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KRU Prishtina ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime gjatë ditës së sotme në disa zona të kryeqytetit, në kuadër të punëve të rregullta në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, punimet do të realizohen në rrugët: Zenel Salihu, Ymer Paqarizi, Holger Pedersen, Jakup Ferri, Bajram Musa, Ilaz Kodra dhe Ahmet Korenica.

KRU Prishtina nuk ka dhënë detaje shtesë për natyrën e intervenimeve, ndërsa qytetarët e këtyre zonave mund të hasin në punime të përkohshme gjatë ditës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark