Insajderi
Lajme

Gashi: Të konstituojmë Kuvendin sa nuk ka skaduar afati, pastaj të vazhdojnë bisedimet për qeverinë dhe presidentin

Insajderi
06 August 2026 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi: Të konstituojmë Kuvendin sa nuk ka skaduar afati, pastaj të vazhdojnë bisedimet për qeverinë dhe presidentin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës.

Ai ka shkruar se Kosova nuk duhet të hyjë në vakum institucional.

“Kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës. Kosova nuk duhet të hyjë në vakum institucional, e aq më pak të krijojë precedent që afatet kushtetuese mund të shtyhen pa fund. Rruga është e qartë: ta zgjedhim Kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit. Më pas, bisedimet politike le të vazhdojnë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta – me afatet për formimin e Qeverisë dhe, në kohën e duhur, për zgjedhjen e Presidentit”.

“Shteti nuk ndërtohet duke zvarritur vendimet, por duke respektuar Kushtetutën. Sot kërkohet përgjegjësi, maturi dhe vendimmarrje. Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja, por për institucione funksionale dhe lidership që e vendos interesin e Republikës mbi çdo interes tjetër”, ka deklaruar Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark