Insajderi
Lajme

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, një person përfundon në spital

Insajderi
06 August 2026 - 22:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, një person përfundon në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas Osmanit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Më datën 06.08.2026 rreth orës 20:00, në rrugën ‘Pajazit Ahmeti’ në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan”, ka deklaruar Osmani për Insajderin.

Ai shtoi se hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark