Insajderi
Lajme

Nëntë të lënduar në një aksident trafiku në Korenicë të Gjakovës

Insajderi
07 August 2026 - 15:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nëntë të lënduar në një aksident trafiku në Korenicë të Gjakovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe në të janë përfshirë dy automjete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, ekipet e Urgjencës dhe Zjarrfikësit, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke i zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark