Insajderi
Lajme

Spitali jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Korenicë

Insajderi
07 August 2026 - 16:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Spitali jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Korenicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion që ka ndodhur në fshatin Korenicë të Gjakovës, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, rreth orës 14:00 në Shërbimin Emergjent janë pranuar nëntë pacientë, të cilëve u është ofruar menjëherë ndihma mjekësore.

Spitali bën të ditur se janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe trajtimet e nevojshme, përfshirë ekzaminimet imazherike (RTG dhe CT), analizat laboratorike, si dhe konsultimet me specialistët përkatës.

Sipas mjekëve, gjendja e të gjithë pacientëve është stabile.

Pas trajtimit:

Pesë pacientë janë pranuar për trajtim spitalor.

Katër pacientë janë liruar për trajtim në shtëpi, pasi kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të vozisin me kujdes, duke theksuar se respektimi i tyre është mënyra më e mirë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark