Insajderi
Lajme

LDK: VV’ja ta mundësojë mbajtjen e seancës sonte 

Insajderi
07 August 2026 - 19:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK: VV’ja ta mundësojë mbajtjen e seancës sonte 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se, një situatë e tillë e rrezikon që ta vendosë Kosovën në paqartësi kushtetuese.

LDK shton se këtë qëndrim, e ka paraqitur edhe kryetari saj Lumir Abdixhiku, dhe se, kjo parti i bën thirrje VV’së, që ta mundësojë mbajtjen e seancës konstituive sonte dhe përmbylljen e këtij procesi.

”Mosthirrja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, u pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ashtu siç është përcaktuar me aktgjykimin e muajit qershor 2025”, thuhet mes tjerash nga LDK.

Komunikata:

DEKLARATË E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për moskonstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Republikën e Kosovës në një fazë të paqartësisë kushtetuese e mungesë të plotë të legjitimitetit institucional, dhe me pasoja të pariparueshme për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe sigurinë juridike në vend.

Qëndrimi i LDK-së ka qenë i qartë dhe konsistent gjatë gjithë këtij procesi, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky qëndrim është paraqitur në çdo takim konsultativ, përfshirë edhe takimin e zhvilluar sot nga Kryetari i LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës rikujton se zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues dhe se respektimi i tyre i plotë është në interes të funksionimit demokratik të Republikës.

Prandaj, LDK i bën thirrje subjektit të parë parlamentar që, në përmbushje të përgjegjësive që i takojnë në këtë proces, të mundësojë mbajtjen e seancës së konstituimit sonte dhe përmbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Mosthirrja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, u pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ashtu siç është përcaktuar me aktgjykimin e muajit qershor 2025.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark