Insajderi
Sport

Transferimi te Leipzigu dështoi, por Asllani ende mund të ndërrojë ambient këtë verë

Insajderi
07 August 2026 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Transferimi te Leipzigu dështoi, por Asllani ende mund të ndërrojë ambient këtë verë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Transferimi i yllit të kombëtares së Kosovës te RB Leipzigu ka dështuar edhe zyrtarisht.

Sipas njoftimit të klubit të tij aktual, Hoffenheimit, kjo lëvizje nuk do të ndodh, shkaku se Leipzigu ka ngritur shqetësime mjekësore rreth Asllanit, me këtë të fundit që nuk i ka kaluar testet mjekësore.

23-vjeçari veçse i ishte bashkangjitur kampit te Leipzigut në Austri, me transferimin e tij që do të kushtonte 25 milionë euro, dhe me yllin dardan që pritej të nënshkruante kontratë deri më 2031.

Hoffenheimi megjithatë bëri me dije se Asllani do të qëndrojë në klub.

Por, kjo situatë mund të ndryshojë ende përpara mbylljes së afatit kalimtar në fillim të shtatorit. Edhe klube të tjera të njohura janë lidhur me Asllanin gjatë muajve të fundit.

Borussia Dortmundi është ndër klubet që thuhet se ka shfaqur interesim të madh për 23-vjeçarin, i cili të shtunën feston ditëlindjen e 24-të. Nëse sulmuesi kryesor i Dortmundit, Serhou Guirassy, largohet ende këtë verë, klubi gjerman mund të bëjë një tjetër lëvizje për Asllanin, i cili gjithashtu thuhet se po monitorohet nga Barcelona, shkruan “GOAL”.

Hoffenheimi e transferoi Asllanin nga Union Berlini në vitin 2020, por futbollistit nga Kosova iu desh të priste disa vite për të shpërthyer te TSG.

Një periudhë huazimi te SV Elversberg, atëherë pjesë e kategorisë së dytë, gjatë sezonit 2024/25, më në fund i dha shtysën e nevojshme karrierës së tij.

Pas kësaj, Asllani fillimisht u konsolidua te Hoffenheimi në Bundesliga gjatë sezonit të kaluar.

Në sezonin 2025/26, ai shënoi 11 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark