Insajderi
Sport

Mediumi i njohur: Vdes babai i Leo Messit

Insajderi
08 August 2026 - 14:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mediumi i njohur: Vdes babai i Leo Messit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jorge Messi, babai i Lionel Messit, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, shkruan mediumi i njohur, Goal

Sipas raportimeve nga disa media argjentinase, Jorge Messi ka vdekur pas një periudhe të gjatë përballjeje me probleme shëndetësore.

Gjendja e tij shëndetësore ishte bërë e ditur edhe gjatë muajve të fundit. Raportimet në Argjentinë kishin bërë me dije se ai ndodhej në një gjendje të delikatë shëndetësore, ndërsa Lionel Messi kishte kaluar momente të vështira familjare gjatë kësaj periudhe.

Jorge Messi ka qenë një figurë shumë e rëndësishme në jetën dhe karrierën e Lionel Messit, duke luajtur rol të madh në rrugëtimin e djalit të tij që nga hapat e parë në futboll.

Lajmi për vdekjen e tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga familja Messi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark