Ngjarja e sotme në Kuvendin e Kosovës, përveç mediave të rajonit, ka zënë vend edhe në media të mëdha në botë.
“Reuters” dhe “Sky News” në faqet e tyre zyrtare kanë publikuar pamje nga seanca e sotme, duke treguar për vezët që iu hodhën kryeministrit në detyrë, Albin Kurti nga deputetja e Aleancës, Time Kadriaj.
The MP threw eggs at acting Prime Minister Albin Kurti during a parliamentary session which was convened to constitute Kosovo’s parliament following a snap election.
Opposition parties argued the deadline set by the Constitutional Court for constituting parliament had expired,… pic.twitter.com/TA1Pbu85bG— Sky News (@SkyNews) August 8, 2026
Për këtë ngjarje kanë raportuar edhe media të tjera, italiane, bullgare e madje edhe braziliane.
Bëhet fjalë për “La Stampa”, “Metropoles”, “Dunavmost”, e “ATP News”.
Edhe këto media kanë publikuar në llogaritë e tyre në X, pamjet nga Kuvendi kur Kadriaj e gjuan Kurtin me vezë.