Insajderi
Lajme

Vazhdojnë kërkimet në lokacionin e tretë për varrezë masive në Zubin Potok

Insajderi
08 August 2026 - 20:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vazhdojnë kërkimet në lokacionin e tretë për varrezë masive në Zubin Potok
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kërkimet për varreza masive në Zubin Potok po vazhdojnë edhe sot, disa ditë pasi autoritetet nisën veprimet në terren në kuadër të hetimeve për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë vazhduar punën në terren, ndërsa sot kanë operuar në lokacionin e tretë.

Thuhet se, hetuesit e rastit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu-Shamolli lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme nga kërkimet.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe insitucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave. Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark