Insajderi
Shqipëri/Rajon

Vrau shokun në Korçë, arrestohet i dyshuari

Insajderi
09 August 2026 - 08:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrau shokun në Korçë, arrestohet i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast tragjik ndodhi pasditen e djeshme në Korçë, ku një 20 vjeçar mbeti i vdekur nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas raportimeve, viktima është Joan Zuko, kurse dorasi u identifikua si Kristrjan Sterjo.

Ky i fundit ishte arratisur nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës, por forca të shumta policore iu vënë pas.

E mediat në Shqipëri kanë raportuar se pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e të dyshuarit Kristjan Sterjo në afërsi të banesës së tij.

U raportua po ashtu se viktima dhe Sterjo ishin miq fëmijërie, por që kishin pasur së fundmi një problem, çka dyshohet të ketë çuar deri në aktin e rëndë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark