Insajderi
Lajme

Rrezikuan të mbyteshin në Velipojë, Policia shpëton dy pushues

Insajderi
09 August 2026 - 13:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrezikuan të mbyteshin në Velipojë, Policia shpëton dy pushues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy pushues janë shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare.

Gjatë monitorimit të vijës bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, policët konstatuan dy persona që ndodheshin në rrezik për t’u mbytur.

Policia ndërhyri me mjete lundruese Jet Ski, duke i nxjerrë të dy në breg në gjendje të sigurt, shkruan abcnewsal.

Sipas policisë shqiptare, bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Burreli dhe një 41-vjeçar banues në Velipojë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark